Bota

Shkoi të ndihmonte ushtrinë e Ukrainës, vritet nga raketat ruse modelja braziliane

Ajo u vra javën e kaluar pasi një raketë goditi bunkerin e saj në Kharkiv, qyteti verilindor i cili i është nënshtruar bombardimeve intensive gjatë gjithë luftës.

5 Korrik 2022, 23:05 Nga I.A
Shkoi të ndihmonte ushtrinë e Ukrainës, vritet nga raketat ruse
Thalito do Valle

UKRAINË- Një modele dhe snajpere braziliane është vrarë nga një sulm raketor rus në Ukrainë vetëm tre javë pasi ajo iu bashkua luftës kundër forcave të Putinit. Dailymail shkruan se 39-vjeçarja Thalito do Valle, mori pjesë në misione humanitare në mbarë botën dhe më parë kishte luftuar kundër ISIS -it në Irak.

Ajo u vra javën e kaluar pasi një raketë goditi bunkerin e saj në Kharkiv, qyteti verilindor i cili i është nënshtruar bombardimeve intensive gjatë gjithë luftës. Videot e saj zbulojnë se si ajo mori trajnim snajper kur u bashkua me Peshmergët, forcat e armatosura ushtarake të rajonit të pavarur Kurdistan të Irakut.

Vëllai i Thalitës, Theo Rodrigo Viera, e përshkroi atë si një hero me një vokacion për të shpëtuar jetë dhe për të marrë pjesë në misione humanitare. Ai shpjegoi se ajo kishte qenë në Ukrainë vetëm për tre javë, ku kishte punuar si shpëtimtare.

thalito do valle lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll