Politike

DEBAT në studio/ Klodiana Lala: E ndjeni veten bashkëfajtore? Kryemadhi: Kërkova interpelencë me Kokën, i ngeli hatri

Po ashtu, shtoi se ajo ishte e vetmja që kërkoi interpelancë lidhur me çështjen. 

5 Korrik 2022, 21:28 Nga k.m.
DEBAT në studio/ Klodiana Lala: E ndjeni veten bashkëfajtore?
Monika Kryemadhi dhe Klodiana Lala

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është përplasur me gazetaren Klodiana Lala lidhur me pyetjen e kësaj të fundit se përse ajo nuk e denoncoi aferën e inceneratorëve në kohën që ishte pjesë e qeverisë Rama. Kryemadhi në fjalën e saj tha gabimi i saj i vetëm është se përse nuk i kërkoi më shumë llogari ministrit Lefter Koka, me aq pak informacion që kishte në atë kohë në lidhje me këtë çështje. Po ashtu, shtoi se ajo ishte e vetmja që kërkoi interpelancë lidhur me çështjen. 

DEBATI NË STUDIO:

Klodiana Lala: E ndjeni veten bashkëfajtore?

Monika Kryemadhi: Mund të vazhdoj

Klodiana Lala: Dua ta sqaroj këtë gjë se jam e para që kam guxuar të flas.

Monika Kryemadhi: Të falenderoj për punën fisnike. Inceneratorët kanë nisur në 2014, është iniciativë e Lefter Kokës me kryeministrin Edi Rama. Deri këtu, kjo është arsyeja pse LSI është aty ku është. Por në rekursin e Gjykatës së Lartë, gjykata nuk akuzoi Kryemadhin dhe LSI, por qeverinë shqiptare dhe disa ministra. Vetëm emrin nuk i përmendi Ëngjëll Agaçit. Unë si politikane marr përgjegjësinë time se duhet të kërkoja më shumë llogari ministrave. Jam e vetmja që i kam bërë interpelancë zotit Koka, edhe pse i mbeti hatri.

monika kryemadhi klodiana lala

Sondazh

Poll