Aktualitet

VD-Policia spanjolle publikon momentin e arrestimit të shqiptarit që vodhi vilën e Verrattit në Ibiza

5 Korrik 2022, 14:29 Nga d.a.
VD-Policia spanjolle publikon momentin e arrestimit të shqiptarit që
Pamje nga operacioni

SPANJË- Policia e Spanjës ka publikuar pamjet e arrestimit të një bande shqiptaro-spanjolle e cila ishte autore e vjedhjes së vilës së futbollistit Marco Verratti në Ibiza.

Pamjet e operacionit janë shpërndarë në Twitter nga Policia Kombëtare e Spanjës dhe tregojnë momentin e arrestimit të shtetasit shqiptar dhe atij spanjoll.

Banda shqiptaro-spanjolle ishte e specializuar në vjedhjen e vilave luksoze dhe përbëhej nga gjashtë persona, 4 shqiptarë, një spanjoll dhe një grua rumune.

Shqiptari dhe një shtetas spanjoll janë të arrestuar si autorë të dyshuar të krimit të vjedhjes me forcë në shtëpinë e Verrattit. Ndërkohë shqiptari i ndaluar në deklaratën e tij ka specifikuar se ai ka mbërritur në ishullin Ibiza të hënën e kaluar, pra një ditë pas grabitjes.

Këta dy persona u arrestuan nga një operacioni të Policisë Kombëtare (UDEV) pasi zbritën në Denia nga një traget nga Ibiza. Në këqyrjen e automjetit të tij, agjentët gjetën disa "fole" në të cilat kishin fshehur bizhuteritë, orët dhe paratë e vjedhura nga qyteti Sant Josep ku po qëndronte ylli i Paris Saint Germain gjatë pushimeve të tij në Ibiza.

Këta individë do të ishin pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në njëzet sulme në shtëpi. Njësia qendrore e UDEV-së ndoqi gjurmët e tyre dhe ata u kapën pasi u larguan nga ishulli. Disa orë më parë, Policia Kombëtare kishte arrestuar katër anëtarë të tjerë të dyshuar të bandës kriminale në Malaga, tre burra me origjinë shqiptare dhe një grua me kombësi rumune. Këta katër të hetuar janë liruar përkohësisht pasi kanë shkuar në gjykatë në Malaga.

Gjatë ndërhyrjes në Denia, agjentët gjetën stoli dhe ora të cilësisë së lartë që ishin pjesë e mallit me vlerë rreth 3 milionë euro në qytetin Cala Jondal ku ndodhej italiani dhe familja e tij. Burime të hetimit bënë me dije se bëhej fjalë për një goditje të kryer “në mënyrë të pastër”, pasi nuk kanë dhunuar dhe thyer asnjë derë. Kriminelët hynë në katin e dytë nga një tarracë dhe plaçkitën dhomat e sipërme ndërsa Verrati dhe shokët e tij ndodheshin në kopsht.

vidhet marco verratti arrestohet shqiptari ne spanje

Sondazh

Poll