Bota

345 fëmijë kanë humbur jetën që nga fillimi i luftës në Ukrainë

Shumica e viktimave të fëmijëve ndodhën në rajonin e Donetskut (345), pasuar nga rajonet e Kharkiv (185), Kiev (116), Chernihiv (68), Luhansk (61), Mykolaiv (53), Kherson (52) dhe Zaporizhia (31) tha prokurori i përgjithshëm.

5 Korrik 2022, 13:23 Nga d.a.
345 fëmijë kanë humbur jetën që nga fillimi i
Lufta ne Ukraine

UKRAINË- Të paktën 345 fëmijë kanë vdekur në Ukrainë si rezultat i pushtimit rus dhe 644 janë plagosur, ka njoftuar zyra e prokurorit të përgjithshëm.

Shumica e viktimave të fëmijëve ndodhën në rajonin e Donetskut (345), pasuar nga rajonet e Kharkiv (185), Kiev (116), Chernihiv (68), Luhansk (61), Mykolaiv (53), Kherson (52) dhe Zaporizhia (31) tha prokurori i përgjithshëm.

Zyra tha se shifrat nuk ishin përfundimtare pasi po punohej ende për t'i vendosur ato në vendet e armiqësive aktive, zona të pushtuara përkohësisht dhe territore të "çliruara" nga Ukraina.

lufta ne ukraine femijet e vrare gjate luftes

Sondazh

Poll