Bota

VD- PANIK në SHBA/ Të shtëna në shfaqjen e fishekzjarreve në Filadelfia, plagosen 2 policë

Videot e shpërndara në rrjet tregojnë njerëzit që vraponin për t'u larguar, ndërsa autoritetet u kërkuan që të fshiheshin. 

5 Korrik 2022, 08:02 Nga A.B
VD- PANIK në SHBA/ Të shtëna në shfaqjen e fishekzjarreve
Fishekzjarre

SHBA- Dy oficerë policie në Filadelfia u plagosën në Benjamin Franklin Parkway, aty ku mijëra njerëz ishin mbledhur për të festuar përvjetorin e pavarësisë së Amerikës me koncerte dhe fishekzjarre.

"Ne kemi një incident sigurie në Benjamin Franklin Parkëay," thanë shërbimet e urgjencës.

Të dy oficerët janë në gjendje të qëndrueshme, sipas CBS3 Philadelphia, pjesë e rrjetit CBS. Agjencitë e zbatimit të ligjit thanë se janë në kërkim të të dyshuarit.

Videot e shpërndara në rrjet tregojnë njerëzit që vraponin për t'u larguar, ndërsa autoritetet u kërkuan që të fshiheshin. 

"Unë nuk i dëgjova të shtënat, por oficerët na thoshin: "Vraponi, ikni, ikni!", tha një dëshmitar okular për NBC News.

Po ditën e djeshme, në Highland Park, periferi të Çikagos, një i ri me një pushkë, ishte ngjitur në çatinë e një qendre tregtare e më pas hapi zjarr ndaj familjeve dhe fëmijëve me biçikleta në paradën e 4 korrikut, duke vrarë gjashtë persona e duke plagosur rëndë 26 të tjerë.

te shtena ne filadelfia shba

Sondazh

Poll