Aktualitet

VIDEO/ Të shtënat me armë në Radhimë, 'i lënduar' mbeti një pushues, i tregon policit ç'ndodhi

Nga pamjet e publikuara nga News 24, shihet një turist, i cili në tentativë për tu shpëtuar plumbave është lënduar. 

4 Korrik 2022, 17:39 Nga I.A
VIDEO/ Të shtënat me armë në Radhimë, 'i
Pamje nga Radhima

VLORË- Të shtënat në Radhimë kanë lënë të lënduar një person. Nga pamjet e publikuara nga Neës 24, shihet një turist, i cili në tentativë për t'u shpëtuar plumbave është lënduar. Ai shihet në prani të një efektivi policie teksa ecën duke çaluar ndërsa në trup ka disa shenja gërvishtjeje. Me shumë gjasa nga tentativa për t'u shpëtuar plumbave. 

"Kishte dhe pak njerëz..."-dëgjohet teksa flet ai në video, me gjasë duke i treguar efektivit se ç'ndodhi në vendin e ngjarjes.

Autori i ngjarjes, Benjamin Kondi është kthyer dje nga Anglia. Ai me vëllain e tij, Eduartin kanë pasur një tjetër debat ditën e djeshme për zonën e administrimit të plazhit. Ndaj sot ai ka shkuar me armë për të vrarë të vëllanë, më pas, Policia e gjeti në shtëpi dhe i buri prangat. Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati të lënduar në njerëz, por u kërcënua jeta e pushuesëve, që folën për mediat të tmerruar nga ajo që kishin parë. 

perplasje mes vellezerve ne radhime eduart kondi beniamin kondi

Sondazh

Poll