Bota

SHBA/ S'iu kanë zënë sytë fermere të tillë, njihuni me Beckyn vajzën që i 'mahniti' të gjithë në OnlyFans

Gjatë episodit, fermerja bionde shihet duke udhëhequr një sërë bagëtish përgjatë një rruge idilike fshati, ndërsa  tregon se ajo është një nga fermerët më të rinj të qumështit këtu në Jersey. Duke vazhduar më tej, Becky tha se bujqësia është e çimentuar në rrënjët e saj, pasi ajo është një fermere e gjeneratës së katërt.

4 Korrik 2022, 17:07 Nga e.k
SHBA/ S'iu kanë zënë sytë fermere të tillë,
Becky fermerja 29-vjeçare

SHBA- Becky, një fermere 29-vjeçare e quajtur dhe si 'Jersey Coëgirl' bëri bujë për shkak të pamjes së saj pasi u shfaq në rubrikën Countryfile në BBC por jo vetëm për këtë pasi bujën më të madhe e bëri fakti se ajo kishte një llogari ndjekësish në OnlyFans një platformë që përdoret kryesisht për përmnbajtje seksuale por që ajo ka zgjedhur një mënyrë tjetër për ta përdorur ndërkohë që ka më shumë se 67 mijë ndjekës në instagram.

Duke prezantuar Becky Houzé në Lodge Farm, Charlotte zbuloi se 29-vjeçarja është bërë një sensacion në internet falë ekspertizës së saj në bujqësi.

"Të famshëm për qerpikët e tyre të gjatë dhe qumështin kremoz, ata kthehen me shekuj këtu në ishull, por jo çdo fermer qumështi po ndjek një qasje tradicionale”, tha ajo

Gjatë episodit, fermerja bionde shihet duke udhëhequr një sërë bagëtish përgjatë një rruge idilike fshati, ndërsa  tregon se ajo është një nga fermerët më të rinj të qumështit këtu në Jersey. Duke vazhduar më tej, Becky tha se bujqësia është e çimentuar në rrënjët e saj, pasi ajo është një fermere e gjeneratës së katërt.

SHBA/ S'iu kanë zënë sytë fermere të tillë,

“Kur isha më e re, bëja çdo lloj kërcimi të njohur nga njeriu dhe do të kisha dashur të isha balerinë. Por më pas kuptova se kam një fermë të bukur këtu pse të mos i jap një mundësi vetes për t'u bërë një fermere qumështi”, tha ajo.

Pas puntatës së Becky-t në Countyfile , shikuesit shkrujatën në Twitter ku shkruajtën mjaft komente.

"Becky në Countryfile është mahnitëse! Ajo nuk duket si fermeri juaj tipik, apo jo”, shkruan një ndjekës.

"Epo, mirë, mirë. Ju nuk shihni shumë fermerë që duken kështu. Çfarë bote absolute”, tha një tjetër komentues.

Ajo ka vendosur që të zhvendoset në fermën e saj dhe të merret me rritjen e bagëtive duke qenë që Jersy njihet si një shtet me kulturë në rritjen e bagëtive dhe prodhimnin e qumështit. Becky është si një mesazh që duhet marrë nga të rinjtë që nuk nuk duan të qëndrojnë në fshat.

shba new jersy

Sondazh

Poll