Bota

Ishte i varur nga pornografia, filmonte pacientet në tualet, arrestohet mjeku në Angli

"Viktimat" e tij ishin një pacient i filmuar në Spitalin Basildon dhe 17 persona të tjerë duke përdorur banjot dhe tualetet e spitalit, ndërsa Dr Godhania vodhi gjithashtu të dhëna nga llogaritë e iCloud të më shumë se 100 individëve përfshirë 23 kolegë.

4 Korrik 2022, 16:34 Nga e.k
Ishte i varur nga pornografia, filmonte pacientet në tualet, arrestohet
Mjeku i arrestuar

ANGLI- Dr. Vinesh Godhania mjek i spitalit Basildon në Angli, i cili ishte i varur nga pornografia është arrestuar nga Policia britanike dhe do të përballet me drejtësinë pasi filmonte pacientet me anë të një kamere të fshehur në kutinë mbajtëse të furçave të dhëmbëve. Por gjithashtu u vidhte pacientëve të dhënat nga icloud për t’u marrë fotot dhe videot.

Dr Vinesh Godhania, nga Norwich, hyri në uebsajte pornografike mjë shumë se 19,400 herë për një periudhë 11 mujore midis janarit dhe nëntorit 2020. "Viktimat" e tij ishin një pacient i filmuar në Spitalin Basildon dhe 17 persona të tjerë duke përdorur banjot dhe tualetet e spitalit, ndërsa Dr Godhania vodhi gjithashtu të dhëna nga llogaritë e iCloud të më shumë se 100 individëve përfshirë 23 kolegë.

Veprat penale përfshinin të gjithë karrierën e tij mjekësore nga viti 2012, kur ai ishte ende student i mjekësisë, deri në vitin 2020. Sipas Gjykatës viktimat përfshinin një pacient të filmuar në një spital, kolegë profesionistë dhe 17 viktima të identifikuara si miq në shtëpitë e Dr Godhania. Ndërkohë, të dhënat u vodhën edhe nga llogaritë e iCloud të më shumë se 100 personave dhe në një kontroll në shtëpinë e tij u gjetën dosje që përmbanin të dhëna të vjedhura nga 23 kolegë dhe kredencialet e 160 viktimave. Të gjitha viktimat ishin të rritur dhe 'pothuajse ekskluzivisht femra'.

Godhania u arrestua në nëntor 2020 pasi oficerët e krimit kibernetik kuptuan se ai kishte paguar tarifa për të përdorur një motor kërkimi për shkeljen e të dhënave.

angli vinesh godhania

Sondazh

Poll