Bota

Von de Leyen: Nuk mund të lejojmë Rusinë të minojë ekzistencën e Ukrainës

Von der Leyen tha gjithashtu se platforma do të përqendrohet në rindërtimin e të ardhmes, duke lëvizur drejt neutralitetit të klimës, duke përqafuar dekadën dixhitale dhe duke ndërtuar një ekonomi të tregut social që nuk lë askënd pas.

4 Korrik 2022, 16:52 Nga d.a.
Von de Leyen: Nuk mund të lejojmë Rusinë të minojë
Ursula von der Leyen

ZVICËR- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen njoftoi të hënën se Bashkimi Evropian ka propozuar ngritjen e një platforme rindërtimi për të ndihmuar qeverinë ukrainase të rindërtojë vendin pas luftës me Rusinë. 

"Komisioni Evropian i ka propozuar qeverisë së Ukrainës të krijojë një platformë rindërtimi për të hartuar nevojat për investime, për të koordinuar veprimet, për të kanalizuar burimet dhe, natyrisht, në mbështetje të një axhende reformash ambicioze," tha Von der Leyen gjatë hapjes së ceremonisë së konferencës për rimëkëmbjen e Ukrainës. 

Von der Leyen tha gjithashtu se platforma do të përqendrohet në rindërtimin e të ardhmes, duke lëvizur drejt neutralitetit të klimës, duke përqafuar dekadën dixhitale dhe duke ndërtuar një ekonomi të tregut social që nuk lë askënd pas.

Ajo vazhdoi duke thënë se qëllimi i Kremlinit është të minojë vetë ekzistencën e Ukrainës si shtet, shkatërrimin ushtarak, politik dhe ekonomik të vendit dhe se Bashkimi Evropian nuk do ta lejojë kurrë këtë.

Von der Leyen shtoi se BE-ja tashmë ka mobilizuar 6.2 miliardë euro në mbështetje financiare dhe se duhet të vijnë më shumë dhe do të vijnë më shumë.

ursula von der leyen rimekembja e ukraines

Sondazh

Poll