Bota

Baret dhe restorantet në Kosovë detyrohen t'u shërbejnë ujë rubineti klientëve

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi prezantoi para kabinetit qeveritar standardet normative për cilësinë e ujit për konsum për të mbrojtur shëndetin e njerëzve.

4 Korrik 2022, 15:55 Nga d.a.
Baret dhe restorantet në Kosovë detyrohen t'u shërbejnë
Foto Ilustruese

KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka vendosur që lokalet dhe restorantet të mos i privojnë klientët e tyre nga konsumi i ujit nga rubineti.

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi prezantoi para kabinetit qeveritar standardet normative për cilësinë e ujit për konsum për të mbrojtur shëndetin e njerëzve. Me këtë vendim, për bizneset e gastronomisë u bë i detyrueshëm shërbimi i ujit për klientët.

Me qëllim që të vendosim standardet normaltive për cilësinë ujit të destinuar për konsum njerëzor propozoj aprovimin e vendimit që: në rastet kur objektet e gastronomisë furnizohen nga ujësjellësi publik, pronari i biznesit nuk mund t’i ndalojë klientët të shërbehen me ujë rubineti”, tha Latifi.

Ndërkohë Latifi foli edhe për rregullat në rast se objekti i gastronomisë nuk furnizohet nga ujësjellësi por për shembull nga uji i puseve, është detyrë e pronarit të sigurojë cilësinë e ujit.

Në rastet kur objekti i gastronomisë pretendohet se furnizohet nga uji i puseve, pronari i objektit obligohet të hartojë dhe zbatojë planin e monitorimit operacional të cilësisë së ujit dhe të pajiset me certifikatë të cilësisë së ujit nga IKSHPK-ja dhe këtë certifikatë ta ekspozojë në lokal”, tha ai.

qeveria e kosoves uji i pijshem restorantet ne kosove

Sondazh

Poll