Bota

Zelenskyy: Rindërtimi i Ukrainës është një "detyrë e përbashkët" e botës demokratike

Presidenti ukrainas tha gjithashtu se rikthimi i vendit të tij do të thotë rivendosja e parimit të jetës, rikthimi i hapësirës së jetës, rivendosja e gjithçkaje që i bën njerëzit njerëzorë.

4 Korrik 2022, 16:48 Nga d.a.
Zelenskyy: Rindërtimi i Ukrainës është një
Zelenskyy

UKRAINË- Rindërtimi i Ukrainës është një "detyrë e përbashkët" e botës demokratike, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të hënën gjatë deklaratës hapëse në "Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës" në Lugano, Zvicër, një konferencë dy-ditore që kërkon të përcaktojë një udhërrëfyes për rindërtimin e Ukrainës pas pushtimit rus.

"Rindërtimi i Ukrainës nuk është një projekt lokal. Nuk është një projekt i një kombi, por një detyrë e përbashkët e të gjithë botës demokratike, të gjitha vendeve që mund të thonë se janë të civilizuar", tha Zelensky në fjalimin virtual.

Presidenti ukrainas tha gjithashtu se rikthimi i vendit të tij do të thotë rivendosja e parimit të jetës, rikthimi i hapësirës së jetës, rivendosja e gjithçkaje që i bën njerëzit njerëzorë. Ai shtoi se ky rindërtim nënkupton gjithashtu një mundësi për vendet tona, kompanitë tona dhe specialistët tanë për të treguar pse liria është më e fuqishme se çdo tirani.

Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal përsëriti nevojën për ndihmë financiare në fjalimin e tij në konferencë, duke thënë se plani i rimëkëmbjes së vendit do të kushtojë rreth 750 miliardë dollarë. Shmyhal tha se asetet e konfiskuara ruse duhet të jenë një burim kyç financimi.

volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll