Bota

Takimi Osmani - Gençovska, gati finalizimi i Protokollit për historinë mes dy vendeve

Ministri Bujar Osmani, tha se do të zhvillojë një takim online me kolegen e tij bullgare Teodora Gençovska, për ta saktësuar tekstin në pjesën për ndryshimet kushtetuese.

4 Korrik 2022, 16:58 Nga d.a.
Takimi Osmani - Gençovska, gati finalizimi i Protokollit për
Teodora Gençovska dhe Bujar Osmani

MAQEDONIA E VERIUT- Ministritë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, pritet që sot të finalizojnë tekstin e Protokollit dypalësh, dokument që të dyja vendet ende nuk e kanë nënshkruar.

Ministri Bujar Osmani, tha se do të zhvillojë një takim online me kolegen e tij bullgare Teodora Gençovska, për ta saktësuar tekstin në pjesën për ndryshimet kushtetuese.

Ky Protokoll, i cili përcakton zbatimin e Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë të vitit 2017, nuk është përfshirë në kornizën e negociatave, por mbulon çështjet e historisë, gjuhën e urrejtjes dhe rehabilitimin e viktimave të komunizmit.

Osmani bëri të ditur se Protokolli do të nënshkruhet në seancën e Komisionit Ndërqeveritar me Bullgarinë në të njëjtën ditë, kur Brukseli do të miratojë kornizën negociuese për vendin.

teodora gençovska bujar osmani

Sondazh

Poll