Aktualitet

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, lëndohen dy të mitur

Forcat blu njoftojnë se personi me inicialet A.F është përplasur me mjetin me drejtues personin me inicialet I.Ç.

4 Korrik 2022, 12:54 Nga A.B
Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, lëndohen dy
Foto ilustruese

TIRANË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Forcat blu njoftojnë se personi me inicialet A.F është përplasur me mjetin me drejtues personin me inicialet I.Ç. Për pasojë, janë dëmtuar dy persona të mitur të cilët ndodheshin në një prej mjeteve. Personat e dëmtuar ndodhen në spital, duke marrë kujdesin e dukur mjekësor.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. F., 25 vjeç, banues në Thumanë, dhe proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasin I. Ç., 24 vjeç. Në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi A. F., duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. Ç. dhe si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar dy pasagjerët e mitur që ndodheshin në automjetin me drejtues shtetasin A. F., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”,-njoftoi policia.

aksident ne tirane-durres

Sondazh

Poll