Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në një lokal buzë detit në Radhimë

Ende nuk dihet identiteti i personit të plagosur dhe as detaje nga gjendja e tij shëndetësore. 

4 Korrik 2022, 12:52 Nga F.M
Të shtëna me armë zjarri në një lokal buzë detit
Foto Ilustruese

VLORË- Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri këtë mesditë. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në një lokal buzë detit. Fillimisht ka nisur një përplasje mes dy personave që ka agravuar në përdorimin e armës së zjarrit.

Për pasojë një person është plagosur, por rrethanat e detajet nga sherri mbeten ende të paqarta. Policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes. Ende nuk dihet identiteti i personit të plagosur dhe as detaje nga gjendja e tij shëndetësore. 

perplasje mes vellezerve ne radhime

Sondazh

Poll