Bota

Prokuroria kërkoi burg për ish-eprorin e UÇK-së, Nuredin Lushtaku vetëdorëzohet në polici

Ndërkohë burime thonë se Lushtaku është vetëdorëzuar në polici, teksa ditën e djeshme ai është marrë në pyetje dhe avokati i tij konfirmoi lirimin.

4 Korrik 2022, 12:39 Nga d.a.
Prokuroria kërkoi burg për ish-eprorin e UÇK-së, Nuredin
Nuredin Lushtaku

KOSOVË- Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka lëshuar urdhër ndalimin për Nuredin Lushtakun, ish-eprorin e lartë të UÇK-së, pas ngjarjes së djeshme dhe është shpallur në kërkim pasi nuk është gjendur në banesë.

Ndërkohë burime për Express thonë se Lushtaku është vetëdorëzuar në polici, teksa ditën e djeshme ai është marrë në pyetje dhe avokati i tij konfirmoi lirimin.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për të dyshuarit F.L., dhe A.L., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale  “Sulmi ndaj personit zyrtar”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Njoftimi i Prokurorisë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për të dyshuarit F.L., dhe A.L., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale  “Sulmi ndaj personit zyrtar”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Siç njofton prokuroria, transmeton Gazeta Express, “ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit  F.L., A.L., dhe N.L., me datë 02 korrik 2022 rreth orës 23:45 në Skenderaj, kanë sulmuar dy zyrtarë policorë të Stacionit Policor në Skenderaj me iniciale E.B., dhe M.G., që kanë qenë në detyrë zyrtare, dhe gjatë sulmit ka rezultuar me lëndime të zyrtarëve policorë, dhe njëri zyrtar policor është goditur me predhë të armës në këmbë”.

Njëherit, pas grumbullimit të provave të mjaftueshme për këtë rast, prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ka lëshuar vendimin për ndalim për të dyshuarin N.L., por i njëjti ende nuk është hasur nga policia dhe është në kërkim. Posa të arrestohet, ndaj të njëjtit do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për shkak të veprave të lartcekura penale.

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dyshohet se u përfshi në një sulm me armë ndaj dy zyrtarëve policorë gjatë një kontrolli nga organet e rendit. Dy policët u dërguan për trajtim në spital, ndërsa Lushtaku u mor në pyetje. Ai i mohoi akuzat për plagosje, duke shtuar se efektivët janë përleshur me njëri-tjetrin e se dëshmitarë kishte vëllezërit dhe djemtë e tij.

nuredin lushtaku

Sondazh

Poll