Bota

VD/ Momenti kur shembet masivi akullnajor dhe zë poshtë alpinistët, shkon në 20 numri të zhdukurve

Viktimat janë tre italianë dhe një çekosllovak. Një burrë dhe një grua janë ende të paidentifikuar, por numri ka të ngjarë të përkeqësohet pasi kërkimi nën masivin e borës vijonë.

4 Korrik 2022, 11:28 Nga e.k
VD/ Momenti kur shembet masivi akullnajor dhe zë poshtë
Pamje nga vendi i ngjarjes

ITALI- Është publikuar video e momentit tragjik të shembjes së akullnajës në Marmolada, në Alpet veriore italiane ku mbetën të vdekur 6 alpistë, 9 u plagosën si dhe 20 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Viktimat janë tre italianë dhe një çekosllovak. Një burrë dhe një grua janë ende të paidentifikuar, por numri ka të ngjarë të përkeqësohet pasi kërkimi nën masivin e borës vijonë.

Operacionet e kërkim shpëtimit kanë mbërritur në vendngjarja por kushtet e motit do të jenë vendimtare për vlerësimin e ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të shpëtimtarëve.

Ngjarja, sipas informacioneve të para nga Shpëtimi Alpin ka ndodhur pranë Punta Rocca përgjatë rrugës së ngjitjes së rrugës normale për të arritur majën. Masa e materialit që u shkëput nga akullnaja Marmolada ra nga një shpejtësi prej 300 kilometrash në orë. Kështu konstatuan teknikët e Shpëtimit Alpin dhe hartuan të gjithë zonën e malit ku ndodhi shembja.

 

itali shkeputet akullnaja ne itali

Sondazh

Poll