Bota

VMRO-DPMNE kundër propozimit francez: Qeveria gënjen, gjuha nuk ruhet nëse Bullgaria na shkruan librat shkollorë

Në një deklaratë për shtyp përfaqësuesit e saj u shprehën se në protokollin e bashkëpunimit mes BE-së, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, maqedone nuk garantohet dhe nuk është e ruajtur.

4 Korrik 2022, 12:21 Nga d.a.
VMRO-DPMNE kundër propozimit francez: Qeveria gënjen, gjuha nuk ruhet
VMRO-DPMNE

MAQEDONIA E VERIUT- Partia opozitare në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DPMNE edhe një herë ka deklaruar qëndrimin e saj kundër propozimit francez. Në një deklaratë për shtyp përfaqësuesit e saj u shprehën se në protokollin e bashkëpunimit mes BE-së, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, maqedone nuk garantohet dhe nuk është e ruajtur.

Gjuha jonë nuk është e garantuar, ashtu siç thotë qeveria e Kovaçevskit. Këta pranojnë që Bullgaria do të na shkruajë librat shkollorë. Qeveria thotë se gjuha do të ruhet por kjo nuk është e vërtetë pasi librat shkollorë do të na shkruajë Bullgaria, sipas dëshirës së tyre. Gjuha maqedone nuk është e garantuar pasi e njejta ka rrezik që të hapet në kapitullin e 34 ku edhe mund të rrezikohet ndjeshëm. Pra, gjuha jonë varret nga një komision i përbashkët me palën bullgare. Pra, nuk është i garantuar dhe siguruar si thotë qeveria” përfundon deklarata nga VMRO-DPMNE.

Kryetari i partisë më të madhe opozitare në Maqedoninë e Veriut, Hristijan Mickoski në një konferencë për media disa ditë më parë deklaroi se për të dhe partinë e tij VMRO-DPMNE propozimi francez është i papranueshëm. Sipas tij qeveria gënjen dhe manipulon qytetarët dhe akuzoi kryeministrin Kovaçesvki për tradhëti dhe turp dhe se po shkatërron gjeneratën e ardhme.

vmro-dpmne kunder propozimit francez dimitar kovaçevski

Sondazh

Poll