Bota

Sulmi ndaj klubit në Prishtinë, Policia: Nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale

Sulmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë rajonale të Prishtinës Agron Borovci i cili tha se rreth 20 plumba janë gjuajtur në drejtim të klubit ku për pasojë janë shkaktuar disa dëme materiale por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar pasi sulmi ka ndodhur jashtë orarit të punës.

4 Korrik 2022, 12:09 Nga d.a.
Sulmi ndaj klubit në Prishtinë, Policia: Nuk ka të lënduar,
pamje nga klubi

KOSOVË- Policia ka dalë me një njoftim zyrtar përsa i takon sulmit me armë drejt diskotekës “Venom NightClub”, e cila ndodhet në Çagllavicë të Prishtinës.

Sulmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë rajonale të Prishtinës Agron Borovci i cili tha se rreth 20 plumba janë gjuajtur në drejtim të klubit ku për pasojë janë shkaktuar disa dëme materiale por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar pasi sulmi ka ndodhur jashtë orarit të punës.

Borovci tha se lidhur me rastin policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore teksa rikonfirmoi se nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Mbrëmë rreth orës 23:25, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në drejtim të një objekti, në rrugën  magjistrale Ferizaj – Prishtinë,  respektivisht në fshatin Llapnasellë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore. Nuk është raportuar për persona të lënduar përveç dëmeve materiale. Aktualisht po vijon puna hetimore me qëllim identifikimin e personave  të dyshuar të përfshirë në rastin në fjalë si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, tha Borovci.

sulmohet klubi ne prishtine agron borovci

Sondazh

Poll