Bota

Konsultimet për propozimin francez, Kovaçevski nis takimin me liderin e Aleancës për Shqiptarët

Pas konsultimeve me anëtarët e koalicionit qeverisës, ditën e sotme në orën 11 ai do të zhvillojë një takim me liderin e Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela në klubin e deputetëve. Kovaçevski dje në një prononcim për media ka konfirmuar se ka pasur një bisedë telefonike me Selën dhe u shpreh se do t'i paraqesë me shkrim propozimin francez.

4 Korrik 2022, 12:26 Nga d.a.
Konsultimet për propozimin francez, Kovaçevski nis takimin me
Dimitar Kovaçevski dhe Zijadin Sela

MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski është duke vijuar konsultimet në lidhje me propozimin francez për nisjen e negociatave inkuadruese të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

Pas konsultimeve me anëtarët e koalicionit qeverisës, ditën e sotme ai po zhvillon një takim me liderin e Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela në klubin e deputetëve. Kovaçevski dje në një prononcim për media ka konfirmuar se ka pasur një bisedë telefonike me Selën dhe u shpreh se do t'i paraqesë me shkrim propozimin francez.

Dje, kryeministri Kovaçevski mbajti takim edhe me liderin e partisë më të madhe opozitare Hristijan Mickoski i cili është shprehur kundër këtij propozimi duke theksuar se është i papranueshëm pasi sipas tij gjuha maqedonase nuk mbrohet.

Propozimi francez dje ishte shqyrtuar edhe nga ana e Këshillit të Sigurisë të cilin e konvokoi presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, Shefi i shtetit pas seancës në konferencë shtypi deklaroi se propozimi francez është i pranueshëm.

Propozimi francez në vend mbërriti të enjten pas së cilës kryeministri Kovaçevski paralajmëroi proces të gjerë konsultativ me koalicionin qeveritar, presidentin e shtetit, Kuvendin, opozitën, si dhe me sektorin civil, ekspert dhe opinionin e gjerë në vend.

dimitar kovaçevski zijandin sela propozimi francez

Sondazh

Poll