Bota

Propozimi francez, Sela pas takimit me Kovaçevskin: E mbështesim integrimin, por gjuha shqipe të shkruhet në Kushtetutë

Sipas Selës, gjuha shqipe duhet shkruar në kushtetutë me emër dhe jo të cilësohet si 'gjuha që flasin 20% e popullsisë.

4 Korrik 2022, 12:38 Nga F.M
Propozimi francez, Sela pas takimit me Kovaçevskin: E mbështesim
Ziadin Sela

MAQEDONI E VERIUT- Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët ka deklaruar se parimisht është pro propozimit francez që bën të mundur integrimin e Maqedonisë së Veriut në Evropë. Në një deklaratë për mediat, ai tha se duhet parë çështja e gjuhës shqipe. Sipas Selës, gjuha shqipe duhet shkruar në kushtetutë me emër dhe jo të cilësohet si 'gjuha që flasin 20% e popullsisë.

"Aleanca për shqiptarët ishte subjekti politik që nxiti ndryshimet në vitin 2017. Pa Aleancën për Shqiptarët nuk do të kishim rezultate konkrete. Ne do të mbështesim integrimin. E diskutuam me Kryeministrin edhe segmentin e çështjes së gjuhës në propozimin francez. Mua më vjen mirë që ata duan ta mbrojnë me fanatizëm. Ndërkohë që në Kushtetutë nuk është shkruar ‘gjuha shqipe’ por ‘një gjuhë që e flasin më shumë se 20% e popullsisë’. Ne presim që kjo të ndryshojë me hapjen e çështjes së Kushtetutës,"- tha Sela. 

ziadin sela

Sondazh

Poll