Aktualitet

Masakra me 3 shqiptarë të vdekur në Athinë, policia kërkon 'kokat e mëdha' që komandojnë grupet

Nga nëntë personat që morën pjesë në gjakderdhjen në qendër të Athinës, tre janë “larguar” dhe gjashtë të tjerët janë arrestuar dhe po hetohet përmasat e përfshirjes së tyre.

4 Korrik 2022, 07:24 Nga A.B
Masakra me 3 shqiptarë të vdekur në Athinë, policia
Policia greke

GREQI- Policia greke është vënë në kërkim të 'kokave të mëdha' të cilat komandojnë bandat shqiptare të drogës. Protothema raporton se këto banda kanë pushtuar Athinën dhe kanë hapur një cikël të përgjakshëm për shkak të trafikut të drogës. 

Masakra e ndodhur dy ditë më parë në Kato Patisias la pas tre shqiptarë të vdekur.

Analistët e sigurisë greke i cilësojnë shqiptarët e vrarë si anëtarë të një organizate kriminale, të cilët edhe pse ishin “goditur” shumë herë, ecnin të lirë në qytet. Për policinë tashmë është e qartë ajo që ka ndodhur në Kato Patisia . Dy të vdekurit shkuan në rrugën Kourtidou për të “biseduar”. 46 - vjeçari, besonte se 48-vjeçari i armatosur e kishte tradhtuar e se njër prej tyre duhet të fshihej nga 'harta'.

Dhe më në fund të dy u vranë dhe një i tretë pagoi me jetë për pastrimin "brenda bandës". Nga nëntë personat që morën pjesë në gjakderdhjen në qendër të Athinës, tre janë “larguar” dhe gjashtë të tjerët janë arrestuar dhe po hetohet përmasat e përfshirjes së tyre.

Çfarë ndodhi dy netë më parë?

Një takim mes dy bandave shqiptare përgjaku rrugët e Athinës. Adil Tefa, Jani T, Gëzim A., janë tre shqiptarët që mbetën të vrarë si pasojë e përplasjes me armë. Ngjarja ka nisur fillimisht në rrugën “Krotidou” ne lagjen “Kato Patisia” ku personat e ndodhur në një automjet “Mercedes- Benz” kanë hapur zjarr ndaj drejtuesit të një motorri, duke e vrarë këtë të fundit. Pas motorit ndodhej një automjet tip “Audi”, brenda të cilit ndodheshin dy persona. Një prej tyre, babai i të riut që ndodhej në motor ka hapur zjarr ndaj makinës “Mercedes-Benz” duke lënë të vdekur atentatorin e djalit. Nga mjeti “Audi” ka dalë pasagjeri (Jani T) dhe në tentativë për t’u larguar me vrap për t’u fshehur është goditur nga mjeti “Mercedes Benz”. Shofere në të ishte ish-e dashura e tij.

Ndërsa Adil Tefa, pasagjer në automjetin tip “Mercedes-Benz” ka dalë nga mjeti dhe me kërcenimin e një arme ka ndaluar një mjet në rrugë duke e grabitur e më pas ka ikur me të. Ai është drejtuar për në lagjen “Agion Anargiron” ku tentoi të grabisë një karburant dhe një market. Ai ka dalë në rrugë dhe është ndaluar nga një patrulle policie për kontroll, por i ka kundërshtuar. Tefa që qëlluar dy efektiët me armë dhe i ka lënë të plagosur. Policët janë kundërpërgjigjur dhe kanë vrarë shqiptarin. Në pranga për ngjarjes është një tjetër shqiptar dhe drejtuesja e “Mercedes Benz”, që rezulton të jetë dënuar për prostitucion. Efektivët janë në spital.

far west mes shqiptareve ne greqi vriten tre shqiptare ne greqi

Sondazh

Poll