Aktualitet

Tentohet të grabitet biznesi në Elbasan, kamerat e sigurisë zbulojnë autorët, vihen në pranga

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Elbasan-Peqin. Dy persona kanë tentuar që të grabisin një biznes mirëpo janë identifikuar nga kamerat e sigurisë.

4 Korrik 2022, 07:12 Nga A.B
Tentohet të grabitet biznesi në Elbasan, kamerat e sigurisë
Policia

ELBASAN- Dështon tentativa e dy personave për të grabitur një biznes. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Elbasan-Peqin. Dy persona kanë tentuar që të grabisin një biznes mirëpo janë identifikuar nga kamerat e sigurisë. Kanë qenë pronarët të cilët kanë konstatuar grabitësit nëpërmjet kamerave të sigurisë, të cilët kanë njoftuar policinë.Policia ka mundur të parandalojë grabitjen dhe të arrestojë dy autorët e dyshuar të ngjarjes. Policia ka sekuestruar mjetet e tyre të cilat shërbenin për të hapur dyert.

Policia po kryen verifikimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

grabitet biznesi ne elbasan elbasan

Sondazh

Poll