Bota

I gjobitën djalin, Lushtaku mori hak ndaj policëve, i ‘sqaroi’ me vëllezërit, mister kush i qëlloi me armë

I riu ka kërkuar ndihmë nga i ati pas gjobitjes dhe Nuredin Lushtaku bashkë me vëllezërit e tij kanë mbërritur në pikën kufitare në Skënderaj, për ‘tu hakmarrë’.

3 Korrik 2022, 17:24 Nga F.M
I gjobitën djalin, Lushtaku mori hak ndaj policëve, i
Nuredin Lushtaku

KOSOVË- Mediat e Kosovës kanë zbardhur ngjarjen e ndodhur mesnatën e kaluar në Kosovë, Skënderaj ku mbetën të plagosur dy efektivë policie, Mërgim Geci dhe Enver Smakiqi. Sinjali shkruan se gjithçka ka nisur në rrugën “Fadil Rrustemi”. Arbër Lushtaku, djali i ish-zyrtarit Nuredin Lushtaku është ndaluar nga efektivët në fjalë dhe është gjobitur.

I riu ka kërkuar ndihmë nga i ati pas gjobitjes dhe Nuredin Lushtaku bashkë me vëllezërit e tij kanë mbërritur në pikën kufitare në Skënderaj, për ‘tu hakmarrë’. Aty ka ndodhur përleshja dhe një nga efektivët ka marrë plagë me armë zjarri, ndërsa tjetri me sende të forta?

Kush i qëlloi?

Në polici për ngjarjen në fjalë janë marrë Nuredin Lushtaku dhe vëllezërit e tij, por kanë mohuar të kenë pasur armë zjarri dhe janë liruar. Kurse Arbër Lushtaku është ende në arrati, gjë që ngre pikëpyëtje. A është ai personi që ksihte armë? Nuk dihet ende, por vetë ish-zyrtari, Nuredin Lushkatu thotë se njëri polic ka plagosur tjetrin e se ata nuk kanë pasur fare të bëjnë me këtë ngjarje.

Inspektoriati policor i Kosovës e ka hedhur poshtë këtë deklaratë duke shtuar se nuk ka asnjë polic të dyshuar për rastin. Policët janë në spital për momentin.

plagosen 2 police ne kosove

Sondazh

Poll