Bota

Plagosen dy efektivë në Kosovë, policia: Njëri u qëllua me armë zjarri

Për ngjarjen në fjalë janë vënë në pranga dy persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Ende nuk janë zbardhur rrethanat e ngjarjes. 

3 Korrik 2022, 15:12 Nga F.M
Plagosen dy efektivë në Kosovë, policia: Njëri u qëllua
Policia e Kosovës

KOSOVË- Dy efektivë policie të Kosovës kanë mbetur të plagosur në Skënderaj gjatë një pike kontrolli. Mediat e Kosovës shkruajnë se dy efektivët janë sulmuar gjatë një kontrolli që po ushtronin në kufi. Një prej tyre ka marrë plagë me armë zjarri, ndërsa tjetri me sende të forta. Ata janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Për ngjarjen në fjalë janë vënë në pranga dy persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Ende nuk janë zbardhur rrethanat e ngjarjes. 

Njoftimi i policisë:

Me datë 02.07.2022, rreth orës 23:55, është raportuar se në Skenderaj gjatë një pike të kontrollit janë sulmuar dy zyrtarë policorë, njëri është i plagosour me armë zjarri në këmbë dhe tjetri është i lënduar nga mjetet e forta. Të dy zyrtarët policorë janë jasht rrezikut për jetë, të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjeksorë. Deri në këtë fazë dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë ndodhen në kërkim nga Policia. Lidhur me rastin janë duke u ndermarr veprime operative dhe hetimore në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante.

policia e kosoves plagosen 2 police ne kosove

Sondazh

Poll