Bota

U mor në pyetje për plagosjen e efektivëve, lirohet ish-zyrtari në Kosovë, avokati: E vërtetuan që s’përdori armë

I pyetur nëse ka të tjerë të arrestuar në lidhje me incidentin, Qerkini tha se s’ka informacion.

3 Korrik 2022, 15:37 Nga F.M
U mor në pyetje për plagosjen e efektivëve, lirohet ish-zyrtari
Nuredin Lushtaku

KOSOVË- Avokati i Nuredin Lushtakut, Artan Qerkini ka konfirmuar se klienti i tij është liruar pasi ndodhej në stacionin policor për tu marrë në pyetje në lidhje me plagosjen e dy efektivëve në Kosovë. Në një prononcim për T7, Qerkini tha se se Lushtaku nuk ka përdorur armë e se për këtë arsye është lënë i lirë.

“E kam vizitu zotin Lushtaku, ai është liruar me procedurë të rregullt, meqenëse nuk ekziston ndonjë dyshim i arsyeshëm që ai ka përdorur armë gjatë incidentit në fjalë, policia do t’i zhvillojë hetimet, ne jemi të interesuar që hetimet të zhvillohen të plota në mënyrë që të zbardhet e gjithë e vërteta e këtij rasti, pa zhvillime të hetimeve natyrisht ne do t’i përdordim të gjitha ato mjete juridike që i kemi në dispozicion varësisht prej rezultatit të procedurës së hetimeve,”- ka thënë ai.

I pyetur nëse ka të tjerë të arrestuar në lidhje me incidentin, Qerkini tha se s’ka informacion.

“Nuk e di për të tjerët, nuk mund të flas për të tjerët, sepse unë mund ta përfaqësoj vetëm një të dyshuar në këtë rast zotin Nuredin Lushtaku për të tjerët nuk kam informacion,”- u shpreh ai.

Policia e Kosovës ka konfirmuar plagosjen e dy zyrtarëve policorë. Njëri polic është plagosur me armë zjarri e tjetri është lënduar me mjete të forta. Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Nuk dihet se kush nga personat e përfshirë në konflikt është prangosur. Policët janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa motivi i plagosjes së dyfishtë dyshohet se ka të bëjë me vendosjen e një gjobe.

nuredin lushtaku plagosen 2 police ne kosove

Sondazh

Poll