3 Korrik 2022, 15:48
Nga F.M
Nuredin Lushtaku
KOSOVË- Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), konfirmon se deri më tani nuk ka asnjë polic të dyshuar për plagosjen e dy efektivëve në Skënderaj, duke hedhur poshtë versionin e dhënë nga ish-zyrtari Nuredi Lushtaku, i cili deklaroi se ishte polici ai që qëlloi kolegun e tij. Në një përgjigje me shkrim për Gazetën Express, IPK thotë se deri në këtë fazë të hetimeve nuk ka ndonjë zyrtar policor të dyshuar, prandaj hetimet lidhur me këtë incident do t’i vazhdojë Policia e Kosovës.
“Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të hetimeve janë njoftuar lidhur me këtë incident. Pas njoftimit të njëjtit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku ka qenë edhe prokurori kujdestar. Pas konsultimeve me prokurorin kujdestar ju njoftojmë së në këtë fazë hetimet lidhur me këtë incident do t’i vazhdojë Policia e Kosovës (pas që në bazë të veprimeve hetimore dhe pas konsultimeve me prokurorin kujdestar në këtë rast, deri në këtë fazë të hetimeve nuk ka ndonjë zyrtar policor të dyshuar)”, thuhet në përgjigjen e IPK-së dhënë Gazetës Express.
Policia e Kosovës ka konfirmuar plagosjen e dy zyrtarëve policorë. Njëri polic është plagosur me armë zjarri e tjetri është lënduar me mjete të forta. Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Nuk dihet se kush nga personat e përfshirë në konflikt është prangosur. Policët janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa motivi i plagosjes së dyfishtë dyshohet se ka të bëjë me vendosjen e një gjobe.
plagosen 2 police ne kosove
Bota
3 Korrik 2022, 15:37
F.M
Nuredin Lushtaku
KOSOVË- Avokati i Nuredin Lushtakut, Artan Qerkini ka konfirmuar se klienti i tij është liruar pasi ndodhej në stacion...
Bota
3 Korrik 2022, 15:32
F.M
Nuredin Lushtaku
KOSOVË- Ish-nënkryetari i Skënderajt, Nuredin Lushtaku ka mohuar që ka përdorur armë zjarri në konflik...
Bota
3 Korrik 2022, 15:28
e.k
Joe Biden dhe Olaf Scholz
BERLIN-Invazioni rus në Ukrainë ka forcuar aleancën perëndimore, para së gjithash marrëdhëniet...
Bota
3 Korrik 2022, 15:12
F.M
Policia e Kosovës
KOSOVË- Dy efektivë policie të Kosovës kanë mbetur të plagosur në Skënderaj gjatë nj&eu...
Bota
3 Korrik 2022, 14:55
A.B
Hysni Gucati
KOSOVË- Nëna e ish-kryetarit të UÇK-së, Hysni Gucati, prej ditësh ndodhet e shtrirë në QKUK. Gjykata...
Bota
3 Korrik 2022, 14:55
e.k
Shtëpia e shkatërruar nga përplasja
ANGLI- Një shofer kamioni ka pranuar se ka përplasur qëllimisht HGV-në e tij n...
Bota
3 Korrik 2022, 14:38
e.k
Autobuzi i rënë në greminë
PAKISTAN-Të paktën 19 persona janë vrarë dhe 14 të tjerë janë plagosur si...
Bota
3 Korrik 2022, 14:27
e.k
Pamje nga përmbytjet
AUSTRALI-Mijëra banorë u urdhëruan të evakuohen nga Sidnein jugperëndimor, qyteti më i madh i Austr...
Bota
3 Korrik 2022, 14:19
A.B
Afaristët në Maqedoninë e Veriut thonë se ngecja në projektet infrastrukturore dhe pritjet e gjata në dogana e ulin në mas&...
Bota
3 Korrik 2022, 14:15
e.k
Stevo Pendarovski
SHKUP-Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski do të mbledhë sot pasdite Kësh...