Bota

Aksident tragjik në Pakistan/ Autobuzi plot me pasagjerë bie në humnerë, humbin jetën 19 persona

Aksidenti fatal ka ndodhur në Pakistanin Perëndimor. Autobusi u përmbys në një rrugë të rrëshqitshme pranë Dhanisar në provincën Khyber Pakhtunkhëa ndërsa po shkonte për në Quetta nga  Raëalpindi.

3 Korrik 2022, 14:38 Nga e.k
Aksident tragjik në Pakistan/ Autobuzi plot me pasagjerë bie në
Autobuzi i rënë në greminë

PAKISTAN-Të paktën 19 persona janë vrarë dhe 14 të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti tragjik, pasi një autobus plot me pasagjerë ra në një greminë. Aksidenti fatal ka ndodhur në Pakistanin Perëndimor. Autobusi u përmbys në një rrugë të rrëshqitshme pranë Dhanisar në provincën Khyber Pakhtunkhëa ndërsa po shkonte për në Quetta nga  Raëalpindi.

Aksidentet rrugore fatale janë të zakonshme në Pakistan për shkak të infrastrukturës së keqe në vend, automjeteve të vjetra dhe shoferëve të pakujdesshëm.

Në fillim të qershorit, një aksident i ngjashëm ndodhi në Pakistanin jugperëndimor kur një minibus ra në një kanion për shkak të shpejtësisë së madhe, duke vrarë 22 pasagjerë

pakistan khyber pakhtunkhëa aksident tragjik ne pakistan

Sondazh

Poll