Aktualitet

Aksident në aksin rrugor Tepelenë-Nivicë, 56-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, një person i lënduar

Si pasojë ka mbetur i plagosur një person me inicialet A.V 67 vjeç banues në fshatin Dhëmblan, Tepelenë që ishte pasagjer në makinë i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

3 Korrik 2022, 15:34 Nga e.k
Aksident në aksin rrugor Tepelenë-Nivicë, 56-vjeçari humb
foto ilustruese

TEPELENË-Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Tepelenë-Nivicë ku një makinë tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi me inicialet A.H 56 vjeç banues në Tepelenë ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka mbetur i plagosur një person me inicialet A.V 67 vjeç banues në fshatin Dhëmblan, Tepelenë që ishte pasagjer në makinë i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
vijon.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tepelenë/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Tepelenë-Nivicë, në afërsi të fshatit Nivicë, shtetasi A. H., rreth 56 vjeç, banues në Tepelenë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar pasagjeri që ndodhej në automjet, shtetasi A. V., 67 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan, Tepelenë, i cili po merr ndihmën mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
vijon.

tepelene aksident rrugor ne tepelene aksidente rrugore

Sondazh

Poll