Aktualitet

Burri e dhunoi, gruaja tenton vetëvrasjen, në pranga 43-vjeçari nga Dibra

Gruaja ka tentuar që të kryejë vetëvrasje duke konsumuar lëndë helmuese.

3 Korrik 2022, 12:45 Nga A.B
Burri e dhunoi, gruaja tenton vetëvrasjen, në pranga 43-vjeçari
Policia Diber

DIBËR- Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia e Dibrës. Ky person akuzohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij. Kjo e fundit, ka tentuar që të kryejë vetëvrasje duke konsumuar lëndë helmuese. 43-vjeçari do të akuzohet për dhunë në familje.

NJOFTIMI I POLICISË:

Ushtroi dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij, vihet në pranga 43-vjeçari.Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. M., 43 vjeç, banues në Dibër.Ky shtetas ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe si pasojë kjo e fundit ka tentuar vetëvrasjen duke konsumuar lëndë helmuese.Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

diber

Sondazh

Poll