Aktualitet

E parkuar pranë banesës, përfshihet nga flakët makina në Vlorë, nisin hetimet

Mjeti i djegur është në pronësi të Tomorr Shehajt. 

3 Korrik 2022, 12:35 Nga A.B
E parkuar pranë banesës, përfshihet nga flakët makina
Foto ilustruese

VLORË- Makina në pronësi të Tomorr Shehajt është përfshirë nga flakët në Vlorë. Zjarri përfshiu mjetin i cili ishte i parkuar pranë banesës së pronarit, në lagjen ’Partizani. Mjeti i djegur është në pronësi të Tomorr Shehajt.  Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit mirëpo policia ka nisur hetimet për ta zbuluar. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Sot, rreth orës 12:15, në lagjen “Partizani”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur, dyshohet aksidentalisht, një mjet i markës “Opel”, në pronësi të shtetasit T. Sh, banues në Vlorë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

tomorr shehaj digjet makina ne vlore

Sondazh

Poll