Aktualitet

Përplasja me armë në Athinë! Bilanci: 3 viktima, 2 të plagosur, 1 i arrestuar, 5 persona të shoqëruar

Deri më tani janë sekuestruar dy pistoleta, 3 vetura dhe një motoçikletë dhe pesë persona të tjerë po merren në pyetje. Hetimet janë në vazhdim dhe pas përfundimit do të ketë një përditësim.

3 Korrik 2022, 14:49 Nga A.B
Përplasja me armë në Athinë! Bilanci: 3 viktima, 2 të
Pamje nga vendi i ngjarjes

GREQI-Tre shqiptarë të vdekur, të moshave 48, 46 dhe 23 vjeç në Athinë. Ky është bilanci i përplasjes mes bandave të krimit, ndërsa në pranga ka përfunduar një femër, 43 vjeç. Në spital janë dhe dy ofierë të policisë të cilët morën plagë nga përplasja me armë. Deri më tani janë sekuestruar dy pistoleta, 3 vetura dhe një motoçikletë dhe pesë persona të tjerë po merren në pyetje. Hetimet janë në vazhdim dhe pas përfundimit do të ketë një përditësim.

Sipas policisë helene, mbrëmjen e djeshme në zonën e Patisias, një shtetas 48-vjeçar duke drejtuar një makinë, me pasagjere një shtetase 43-vjeçare, ka qëlluar me armë në drejtim të një grupi personash duke goditur me makinë edhe njërin prej tyre, 23 vjeç. Më pas 43-vjeçarja ka marre drejtimin e mjetit duke goditur sërish 23-vjeçarin, ndërsa 48 vjeçari është arratisur në këmbë dhe nën kërcënimin e armës, i ka marrë makinën një personi që kalonte aty dhe është nisur drejt zonës së Axarnin.

Më pas, ai ka hyrë në një dyqan të kujdesit shëndetësor dhe i ka marrë me armë pronarit një shumë parash. Duke dalë nga dyqani, ai është pikasur nga oficerët e policisë, të cilët kanë tentuar ta kontrollojnë. 48-vjeçari ka qëlluar drejt tyre duke plagosur njërin në gjoks dhe këmbë dhe të dytin në këmbë. Në këtë kuadër, policia i është kundërpërgjigjur zjarrit duke e qëlluar për vdekje. 

far west mes shqiptareve ne greqi vriten tre shqiptare ne greqi

Sondazh

Poll