Aktualitet

Epidemi karkalecash/ Fermerët në Fieri: Për shkak të insektit po humbin gjysmën e prodhimit

Fermerët kanë vënë në dijeni edhe drejtorinë e bujqësisë dhe kane kërkuar dezinfektimin e sipërfaqeve të tokës që sulmojnë më shumë karkalecat.

3 Korrik 2022, 13:33 Nga A.B

Epidemi karkalecash/ Fermerët në Fieri: Për shkak të

Sipërfaqe të tëra të mbjella me kultura bujqësore dhe foragjere janë të dëmtuara nga tufat e insekteve.

Fermerët e zonës pohojnë se nuk është hera e parë, por këto pesë vitet e fundit tufat e karkalecave sa vijnë e shtohen dhe dëmet janë në masën e afro 45% të prodhimit të tyre që u shkon dëm.

Fermerët kanë vënë në dijeni edhe drejtorinë e bujqësisë dhe kane kërkuar dezinfektimin e sipërfaqeve të tokës që sulmojnë më shumë karkalecat.

Janë më shumë se 80 hektarë të infektuara deri më sot në disa fshatra në Myzeqe. karkalecat sapo vjen stina e verës pushtojnë arat me të mbjella./Nga TopChannel

fier

Sondazh

Poll