Aktualitet

PËRPLASJA E PLOTË- Bandat rivale caktuan orarin për takim, gruaja përplasi me makinë ish-in shqiptar

Gruaja që ndodhej në timon është ish partnerja e personit që ajo goditi me automjet

3 Korrik 2022, 13:07 Nga A.B
PËRPLASJA E PLOTË- Bandat rivale caktuan orarin për takim, gruaja
Athine

GREQI- Përleshja e bandave shqiptare në Athinë ka nxjerrë në dritë trafikun e drogës. Në fillim u raportua se në zonë kishte ndodhur një aksident mes një mjeti e një motorri mirëpo më vonë u nxorr në dritë se e gjitha ishte sherr mes bandash. 

Një prej shqiptarëve të vrarë, Adil Tefa nga Korça cilësohet si kreu i një prej bandave. Palët kishin rënë dakord për një takim për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes tyre. Grupi i shqiptarit që hapi zjarr i pari udhëtonte me automjetin që drejtohej nga një grua ndërsa motoçiklisti shoqërohej edhe nga dy automjete të tjera mbrapa tij.

Ata kishin qenë pjesë e të njëjtit grup për trafikun e drogës por mes tyre kishin nisur mosmarrëveshjet për pazare. Të dy palët kanë nisur të debatojnë në rrugë e sapo ka zbritur nga automjeti, shqiptari ka nxjerrë armën duke qëlluar të riun që ndodhej në motor.

Menjëherë babai i këtij të fundit i cili ndodhej në automjet ka zbritur duke ecur drejt shqiptarit por ai e ka ekzekutuar nga afër pa u menduar. Makina tjetër që shoqëronte të riun ka tentuar të largohej ndërsa personi që ndodhej brenda makinës së babait të tij ka vrapuar për të shpëtuar. Por në atë çast gruaja që ndodhej në makinë me banditin shqiptar ka shkelur gazin duke e përplasur atë ndërsa në drejtim të tij është qëlluar edhe me armë zjarri.

Sipas mediave greke gruaja që ndodhej në timon është ish partnerja e personit që ajo goditi me automjet. Si pasojë e plagëve ky i fundit ndërroi jetë në spital në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Pas të shtënave, shqiptari që qëlloi motoçiklistin vodhi një automjet nën kërcënimin e armës dhe tentoi të grabiste një pikë karburanti. Pas ndjekjes nga policia ai mbeti i vrarë në shkëmbim zjarri. Si pasojë e të shtënave u plagosën edhe dy efektivë policie.

vriten tre shqiptare ne greqi far west mes shqiptareve ne greqi

Sondazh

Poll