Bota

Serbët e Kosovës “zbulojnë” planin e Vuçiçit: Ai po i hedh benzinë zjarrit dhe po ndez konflikte në veri

Arsenijeviç pretendon se ekziston një plan për të provokuar konflikte në pjesën veriore të Kosovës, në mënyrë që presidenti Vuçiç, të vendosë gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të këtyre konflikteve dhe situatës së krijuar.

3 Korrik 2022, 10:12 Nga e.k
Serbët e Kosovës “zbulojnë” planin e
Aleksandër Arsenijeviç

MITROVICË- Lideri i Iniciativës Qytetare “Mbijetesa serbe” nga Mitrovica e Kosovës, Aleksandër Arsenijeviç, në një deklaratë për median serbe Danas, ka reaguar në lidhje me deklaratën e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, se Qeveria e Kosovës po përgatit një “Stuhi” të re, pra dëbimin e serbëve nga veriu i Kosovës.

Arsenijeviç pretendon se ekziston një plan për të provokuar konflikte në pjesën veriore të Kosovës, në mënyrë që presidenti Vuçiç, të vendosë gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të këtyre konflikteve dhe situatës së krijuar.

Ai ka shpjeguar se hapi i radhës që do të merret do të jetë vendimi për njohjen e Kosovës.

Aleksandër Arsenijeviç është kundërshtar i Listës Serbe, partisë së serbëve në Kosovë, pasi i akuzon se nuk punojnë për të mirën e qytetarëve por për përfitimet e tyre.

kosove serbi aleksandër arsenijeviç

Sondazh

Poll