Bota

Erdogan s'ndihet mirë, anulon fjalimin në Bursa, mediat: Ka pësuar paralizë të fytyrës

Deputeti i AKP- së Refik Ozen deklaroi se tubimi u shty për shkak të një "ftohjeje të zakonshme" .

3 Korrik 2022, 11:57 Nga A.B
Erdogan s'ndihet mirë, anulon fjalimin në Bursa, mediat: Ka
Erdogan

TURQI- Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka shtyrë fjalimin e tij në Bursa. Deputetët vendas kanë informuar se presidenti i Turqisë nuk u ndje mirë.

Deputeti i AKP- së Refik Ozen deklaroi se tubimi u shty për shkak të një "ftohjeje të zakonshme" .

'Shëndeti i presidentit tonë është më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër”, tha Ozen, ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar nga presidenca turke.

Në rrjetet sociale turke, sipas asaj që transmeton ERT, po përflitet se presidenti turk ka pësuar paralizë të pjesshme në anën e majtë të fytyrës, por një gjë e tillë nuk është konfirmuar deri më tani.

Për fjalimin e presidentit turk Bursa ishte përgatitur dhe zbukuruar me flamuj, parkingjet ishin bosh dhe rrugët ishin të gjelbëruara. Shpenzimet dhe të gjitha përgatitjet thuhet se kanë arritur në 2.5 milionë lira turke. 

erdogan

Sondazh

Poll