Bota

FOTO- Kurti hyp në autokombanje, ndjek proçesin e korrjes së grurit

Bashkë me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, Albin Kurti ka vizituar tokat e familjes Beqiraj në Sopijë të Therandës.

3 Korrik 2022, 12:26 Nga A.B
FOTO- Kurti hyp në autokombanje, ndjek proçesin e korrjes së
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës ka ndjekur nga afër procesin e korrjes së grurit. Bashkë me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, ai ka vizituar tokat e familjes Beqiraj në Sopijë të Therandës. I hipur mbi autokombanje, Kurti nuk ka hezituar të kryejë edhe një selie. Ai deklaron se 15 hektarë janë korrur nga vëllezërit e familjes ditët e fundit e se 50 hektarë pritet që t'i korrin gjatë javës. 

POSTIMI I ALBIN KURTIT:

15 hektarë grurë i kanë korrur vëllezërit Beqiraj në Sopijë të Therandës këto ditët e fundit. Edhe 50 hektarë të tjerë do t’i korrin gjatë javës së ardhshme. Me ministrin e bujqësisë Faton Peci vizituam anën tjetër të bukës sonë, atë të punës dhe djersës së bujqve tanë.

albin kurti

Sondazh

Poll