Bota

VD- Policia e ndoqi për ta arrestuar, burri grek bie në det: Dua të vdes, më lini

Ngjarja ka ndodhur në mëngjes kur Elas ku Policia kishte shkuar ta arrestonte pas telefonatave të marra nga qytetarët se një person kishte sjellje të çuditshme dhe ngacmonte njerëzit që kishin shkuar në plazh për të pushuar apo për të shitur

3 Korrik 2022, 11:15 Nga e.k
VD- Policia e ndoqi për ta arrestuar, burri grek bie në det: Dua
Momenti kur policia e nxjerr nga uji

GREQI- Një person në tentativë për t'i ikur policisë që kishte shkuar për ta arrestuar ka rënë në ujrat e Thermaikos. Ai u shpëtoi nga duart efektivëve në momentin që ata po e fusnin në makinë. “Nuk dua të dal, më lini të vdes” bërtiste në ujë por që u nxorr nga aty me anë të një litari që policia ja lidhi në duar.

Videon e ngjarjes mund ta shikoni KËTU

Ngjarja ka ndodhur në mëngjes në Elas kur Policia kishte shkuar ta arrestonte pas telefonatave të marra nga qytetarët se një person kishte sjellje të çuditshme dhe ngacmonte njerëzit që kishin shkuar në plazh për të pushuar apo për të shitur.

Ai fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën pasi u nxorr menjëherë nga uji.

greqi elas policia greke

Sondazh

Poll