Bota

U godit nga raketat ruse, gjenden pjesë trupash nën rrënoja e qendrës tregtare në Kremenchuk

Sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave, 19 civilë u vranë në sulmin me raketa ruse në qendrën tregtare, 66 persona të tjerë u plagosën, 26 prej tyre u shtruan në spital. 

3 Korrik 2022, 10:49 Nga e.k
U godit nga raketat ruse, gjenden pjesë trupash nën rrënoja e
Momenti i sulmit

UKRAINË- Janë zbuluar 29 pjesë trupash nën rrënojat e qendrës tregtare në qendrën tregtare Amstor në Kremenchuk, rajoni i Poltava, e cila u shkatërrua nga sulmi me raketa ruse. Pjesët e trupave që i përkisnin të vrarëve u zbuluan pasi përfunduan dhe punimet për heqjeën e inerteve që mbeten nga sulmi shkatërrimtar.

“Më 2 korrik, në orën 13:25 në Kremenchuk, përfunduan punimet për heqjen e mbeturinave në qendrën tregtare Amstor, e cila u shkatërrua nga sulmi me raketa më 27 qershor”, thuhet në raportin e Emergjencave të Kremenchuk-ut.

Sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave, 19 civilë u vranë në sulmin me raketa ruse në qendrën tregtare, 66 persona të tjerë u plagosën, 26 prej tyre u shtruan në spital. Më shumë se 1,600 njerëz dhe pothuajse 140 pajisje emergjence u përfshinë në operacionet e shpëtimit.

Me 27 qershor 2022, dy raketa ruse goditën qendrën tregtare Amstor në Kremenchuk, me rreth 1000 civilë brenda.

 

ukraine konflikti rusi-ukraine

Sondazh

Poll