Aktualitet

E diela pa makina në Fier, boshatisen rrugët

Sot është dhe dita pa makina, një traditrë që ka nisur të zbatohet dhe në Fier pas Tiranës ku e qytetarët dalin dhe lëvizin në këmbë duke i kthyer rrugët në pedonale për këmbësorët.

3 Korrik 2022, 12:16 Nga e.k
E diela pa makina në Fier, boshatisen rrugët
Fier

FIER- Mesa duket vapa e madhe me temperatura që shënojnë gati 40 gradë ka bërë që qyteti i Fierit të zbraset totalisht pasi nuk ka pothuajse asnjë lëvizje në rrugët e qytetit. Sot është dhe dita pa makina, një traditrë që ka nisur të zbatohet dhe në Fier pas Tiranës ku e qytetarët dalin dhe lëvizin në këmbë duke i kthyer rrugët në pedonale për këmbësorët.

Nga ora 08:00 deri në orën 16:00, disa prej rrugëve kryesore të qytetit kanë kufizim të qarkullimit të automjeteve, me përjashtim të mjeteve të emergjencës (ambulancë, zjarrfikëse, Polici e Shtetit).

-Rruga “Kastriot Muço” – nga kryqëzimi me rrugën “Mujo Ulqinaku” deri në sheshin “Nënë Tereza”.

-Rruga “Rauf Nallbani” – nga Sheshi “Nënë Tereza” deri në kryqëzimin me rrugën “Jakov Milaj”

-Bulevardi “Ramiz Aranitasi” – nga kryqëzimi me Rrugën “Vasil Peçuke” deri te Sheshi Europa

-Bulevardi “Jakov Xoxa” – nga Sheshi Europa deri në rrethrrotullimin e Sharrës

-Rruga Dervish Hekali – nga kryqëzimi me rrugën “Mujo Ulqinaku” deri në sheshin “Nënë Tereza”.

Policia Bashkiake në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të zbatuar këtë kufizim dhe për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të shfrytëzojnë qetësisht ambientet publike të qytetit, njëkohësisht të përmbushin detyrimet dhe nevojat e tyre.

Dita pa makina është një traditë që ka nisur të rerspektohet në qytetin e Fierit ku qytetarët kanë zgjedhur të lëvizin në këmbë në orët e para të mëngjesit.

fier

Sondazh

Poll