Aktualitet

Dhunë në familje dhe vjedhje! 5 të arrestuar në Tiranë

Ato janë vënë në pranga për vepra të ndryshme penale.

3 Korrik 2022, 10:34 Nga A.B
Dhunë në familje dhe vjedhje! 5 të arrestuar në Tiranë
Policia

TIRANË- Pesë persona janë arresuar nga policia në kryeqytet. Ato janë vënë në pranga për vepra të ndryshme penale. Një 40-vjeçar është arrestuar për veprën penale "Dhuna në familje", pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes. Ndërsa një 46 vjeçar akuzohet për veprat penale "Dhuna në familje" dhe "Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës", pasi në kundështrim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasit: - F. D., 44 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Dhuna në familje", pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes;  K. A., 46 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Dhuna në familje" dhe "Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës", pasi në kundështrim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetatin J. R., 27 vjeç, për veprën penale "Vjedhja", pasi dyshohet se ka vjedhur disa sende në një kompleks. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit: - K. S., 27 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, dhe ka dalë nga rruga; - A. M., 50 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

arrestim ne tirane

Sondazh

Poll