Aktualitet

Lidhi foshnjën në gjoks dhe u hodh nga maternitetit, zbulohet gjendja e nënës dhe fëmijës

Foshnja është në gjendje të mirë dhe pa probleme shëndetësore, ndërsa nëna ka disa fraktura por është jashtë rrezikut për jetën.

3 Korrik 2022, 09:47 Nga A.B
Lidhi foshnjën në gjoks dhe u hodh nga maternitetit, zbulohet gjendja
Spitali Sarande

SARANDË- Spitali i Sarandës ka informuar gjendjen shëndetësore të nënës dhe foshnjes që u hodhën nga materniteti. Foshnja është në gjendje të mirë dhe pa probleme shëndetësore, ndërsa nëna ka disa fraktura por është jashtë rrezikut për jetën. Nënës dhe foshnjës së saj iu është dhënë ndihma e parë mjekësore nga ekipi i spitalit të Sarandës dhe po mbahen nën kujdesin intensiv të mjekëve.

DEKLARATA E SPITALIT:

Lidhur me ngjarjen e rende te nenes se re dhe foshnjes ne Maternitetin e Sarandes, ju informojme se, nenes dhe foshnjes i eshte dhene menjehere ndihma e pare shendetesore nga ekipi mjekësor i spitalit. Pas vleresimit klinik, gjendja shendetesore e foshnjes paraqitet mire dhe pa probleme. Pas ekzaminimeve mjekesore te kryera rezulton se nena ka disa fraktura, por eshte jashte rrezikut per jeten. Nena dhe foshnja jane duke marre trajtimin e nevojshem mjekesor ne Spitalin e Sarandes nen kujdesin intensiv te mjekeve”

35-vjeçarja Mandolina Jashari nga Durrësi, u hodh mbrëmjen e djeshme në orën 22:00, nga kati i dytë i maternitetit bashkë me foshnjen e saj. Fatmirësisht lartësia nuk ka qenë e madhe dhe se si nëna si i porsalinduri janë dëguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Arsyet se përse nëna mori këtë vendim të rëndë ende mbeten mister.

nena hidhet nga kati i 2 bashke me foshn

Sondazh

Poll