Aktualitet

Tiranë/ Drejtonte mjetin nën efektin e drogës, arrestohet 22-vjeçari

I riu me iniciale K.B u ndalua në rrugën “Dërvish Hima” dhe pas kryerjes së testit u konstatua dhe që ishte nën efektin e narkotikëve.

3 Korrik 2022, 10:16 Nga e.k
Tiranë/ Drejtonte mjetin nën efektin e drogës, arrestohet
Momenti i ndalimit

TIRANË-Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi po drejtonte mjetin nën e efekrin e drogës. I riu me iniciale K.B u ndalua në rrugën “Dërvish Hima” dhe pas kryerjes së testit u konstatua dhe që ishte nën efektin e narkotikëve.

Ndërkohë Policia Rrugore e Tiranës ka pezulluar dhe 32 leje drejtimi për shpejtësi që arrinte deri në 200km/h si dhe janë vendosur masa të ndryshme administrative për ata që nuk resoektonin rregullat e qarkullimit rrugor.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Një tjetër drejtues mjeti vihet në pranga për drejtim mjeti nën efektin e lëndëve narkotike. 32 leje drejtimi të pezulluara për shpejtësi deri në 200 km/h. Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet intensive në akse të ndryshme rrugore, me të gjitha mjetet logjistike bashkëkohore që ka në dispozicion.

Kontrollet, me qëllim parandalimin e shpejtësisë tej normave të lejuara, ndalimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë mjetet, nën efektin e alkoolit, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, atyre që përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, si dhe të drejtuesve të motomjeteve që drejtojnë motomjetet, pa kaskën mbrojtëse. Si rezultat i kontrolleve parandaluese, në rrugën "Dervish Hima", është ndaluar dhe arrestuar në flagrancë shtetasi K. B., 22 vjeç, i cili pas kryerjes së testit me AquilaScan rezultoi se drejtonte mjetin, nën efektin e lëndëve narkotike. Gjithashtu, gjatë kontrolleve me makinën inteligjente janë evidentuar shpejtësi që arrijnë deri në 200 km/h.

Gjate 24 orëve të fundit janë pezulluar 32 leje drejtimi nga 1 deri në 5 muaj.

Janë ndëshkuar me masë administrative: 184 drejtues mjetesh për përdorim celulari; 167 për mospërdorim të rripit të sigurimit; 156 për shpejtësi mbi normat e lejuara por pa sanksionin e pezullimit të lejes së drejtimit; 133 për parakalime të gabuara dhe mosdhënie përparësie këmbësoreve; 87 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtese; 6 drejtues për gara shpejtësie.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

tirane policia e tiranes

Sondazh

Poll