Aktualitet

Arrestohet 35-vjeçari në Gramsh, kanosi me armë zjarri dhe thikë 2 shtetas

Erioson Muraro ka nisur të konfliktohet me shtetasit I. Ll. dhe A. Z., në fshatin Duzhë gjatë ditës së djeshme.

3 Korrik 2022, 10:08 Nga A.B
Arrestohet 35-vjeçari në Gramsh, kanosi me armë zjarri dhe
Foto ilustruese

GRAMSH- Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia në Gramsh pasi akuzohet se ka kërcënuar me armë zjarri dhe me thikë dy persona. Erioson Muraro ka nisur të konfliktohet me shtetasit I. Ll. dhe A. Z., në fshatin Duzhë gjatë ditës së djeshme. Ai mësohet se gjatë sherrit për motive të dobëta ka marrë pushkën dhe një thikë duke i kërcënuar dy personat.

Blutë vendosën në pranga të riun për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 armë zjarri (pushkë), një sasi municioni luftarak dhe 1 thikë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Parandalohet nga Policia, përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti për motive të dobëta. Arrestohet në flagrancë 35-vjeçari që kanosi me armë zjarri dhe me thikë, 2 shtetas të tjerë. Sekuestrohen arma e zjarrit dhe thika.Ditën e djeshme është marrë njoftim se në fshatin Duzhë, Gramsh, shtetasi E. M. po konfliktohej me shtetasit I. Ll. dhe A. Z., për motive të dobëta dhe gjatë konfliktit, shtetasi E. M. i kishte kanosur me armë zjarri dhe mjet prerës (thikë), këta 2 shtetas. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të këtij konflikti. Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 35 vjeç, për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 armë zjarri (pushkë), një sasi municioni luftarak dhe 1 thikë. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

gramsh arrestim ne gramsh erioson muraro

Sondazh

Poll