Art&Argëtim

'Fuqia e muzikës së Adele', këngëtarja bën bashkë të dashurin dhe ish bashkëshortin

Këngëtarja mbajti një koncert me 1 korrik në Hyde Park’, Londër që ishte dhe koncerti i saj i parë në 5 vjet ku ishin të pranishëm dhe shumë VIP-a që nga Cameron Diaz dhe Benji Madden tek Tom Cruise, James Corden, Niall Horan dhe Millie Bobby Broën nga ‘Stranger Things’.

3 Korrik 2022, 11:56 Nga e.k
'Fuqia e muzikës së Adele', këngëtarja bën
Adele

BRITANI- Mesa duket fuqia e muzikës së Adele që ka bashkuar njerëz në mbarë botën ja ka dalë që të bëjë bashkë të shkuarën dhe të tashmen e këngëtares. Bëhet fjalë për të dashurin e saj aktual Rich Paul dhe ish bashkëshortin e saj Simon Konecki të cilët u panë në koncertin e fundit të Adele.

Këngëtarja mbajti një koncert me 1 korrik në Hyde Park’, Londër që ishte dhe koncerti i saj i parë në 5 vjet ku ishin të pranishëm dhe shumë VIP-a që nga Cameron Diaz dhe Benji Madden tek Tom Cruise, James Corden, Niall Horan dhe Millie Bobby Broën nga ‘Stranger Things’.

Gjatë shfaqjes, Adele këndoi hite, duke përfshirë “Rumour Has It”, “Rolling In the Deep” dhe “Someone Like You”. Gjatë interpretimit të këngës së fundit, ajo u emocionua pasi të pranishmit, rreth 65,000 njerëz, kënduan së bashku me kërkesën e saj.

Në momentin që ajo po performonte një nga pjesmarrsit në kocert ka pasur një problem dhe është ndjerë në siklet dhe në atë moment këngëtarja ka ndërhyrë duke i kërkuar sigurimit ta ndihmonte.

Paul dhe Adele e bënë lidhjen zyrtare në Instagram në shtator 2021. Kjo erdhi pasi të dy u panë krah për krahu në një ndeshjetë  NBA në korrik të vitit atë vit.

Pak para se të lidhej me Paul, Adele finalizoi divorcin e saj nga sipërmarrësi britanik Simon Konecki në prill 2019. Të dy ndajnë kujdestarinë e djalit të tyre 9-vjeçar, Angelo.

adele britani e madhe londer simon konecki

Sondazh

Poll