Art&Argëtim

'O sa bukur na ka dal nusja'/ Muzikë shqiptare në dasmën e aktores turke dhe basketbollistit të NBA

Aktorja dhe sportisti me origjinë shqiptare u martuan dy ditë më parë në Ohër të Maqedonisë

3 Korrik 2022, 08:06 Nga A.B

'O sa bukur na ka dal nusja'/ Muzikë shqiptare në

TURQI- Ebru Sahin, një nga emrat më të përfolur në fushën e aktrimit në Turqi dhe ylli i NBA-së, Cedi Osman, kanë lidhur martesë në Maqedoni. Aktorja dhe sportisti me origjinë shqiptare u martuan dy ditë më parë në Ohër të Maqedonisë. Duke tërhequr vëmendjen me lumturinë e tyre, çifti u martua në një ceremoni të vogël dhe modeste ku morën pjesë miqtë e tyre të ngushtë dhe familjarët.

Në dasëm nuk mungoi as muzika shqiptare. 'O sa bukur na ka dalë nusja, marshallah, marshallah'- dëgjohet në këngohet e kërcehet nga çifti e të pranishmit. 

Aktorja e njohur turke nisi romancën në verën e vitit 2020 me Cedi Osmanin, i cili luan në NBA.

ebru sahin

Sondazh

Poll