Art&Argëtim

Big Basta në foltoren e Berishës: Artistët nuk mbyllin dot muajin nga shpenzimet në Shqipëri

Gjatë fjalës së tij në në 'foltoren' virtuale që bëri Berisha, ai tha se pa që këngëtarët nuk mbyllnin dot shpenzimet mujore, vendosi që të emigronte nga vendi.

2 Korrik 2022, 21:22 Nga I.A
Big Basta në foltoren e Berishës: Artistët nuk mbyllin dot muajin
Big Basta

TIRANË- Këngëtari Big Basta ka deklaruar se dy nga arsyet kryesore për largimin nga Shqipëria, ishin e edukimi i fëmijëve, si dhe mungesa e funksionimit të së drejtës së autorit për artistët. Gjatë fjalës së tij në në 'foltoren' virtuale që bëri Berisha, ai tha se pa që këngëtarët nuk mbyllnin dot shpenzimet mujore, vendosi që të emigronte nga vendi.

“Edukimi i fëmijës tim ishte arsyeja pse zgjodhëm të emigronim në Zeleandën e Re. Një tjetër arsye që jam larguar është që ka investuar më shumë se gjysmën e viteve të jetës sime në muzike dhe po shoh tani që lufta për të drejtën e autorit është tashmë e humbur. Më vjen keq që sa herë një politikan publikon një libër me ideologji apo kujtime merr të ardhura nga e drejta e autorit, por sa herë një muzikant krijon duhet të përfitojë sa më shpejt nga çfarë t’i dalë më parë.

U frymëzova shumë nga artistët e vjetër të cilët me zor se sa nxjerrin shpenzimet mujore për familjet e tyre dhe pashë veten time në të njëjtin pasqyrim. Kapa trenin e fundit për të investuar për të ardhmen e vetes time dhe familjes time. Prandaj me përulje ju lutem që kjo e drejtë autoriale apo pronësi intelektuale të jetë në plan kryesor me ardhjen e PD-së në pushtet”, tha ai.

big basta sali berisha

Sondazh

Poll