Art&Argëtim

U dhunua nga Stresi, reagon BMT: Sherri im është çështje politike, ju jeni çërra

Me anë të një video të postuar në TikTok, ai ka deklaruar se sherri i tij ka qenë për arsye politike dhe nuk ka të bëj as me Stresin dhe as me Noizyn.

2 Korrik 2022, 19:25 Nga I.A
U dhunua nga Stresi, reagon BMT: Sherri im është çështje
Stresi dhe BMT

TIRANË- Bernard Simoni ose siç njihet ndyshe BMT ka reaguar për sherrin me Arkimend Lushajn. Me anë të një video të postuar në TikTok, ai ka deklaruar se sherri i tij ka qenë për arsye politike dhe nuk ka të bëj as me Stresin dhe as me Noizyn. Ai ka shtuar se për të fajin e ka shteti dhe jo asnjë nga ata, duke i quajtur çërra të dy.  

"Aksidenti im është çështje politike, nuk ka të bëj as me Noizyn dhe as me Stresin. Kur jam aksidentuar unë dje nuk ka punuar numri i policisë, as radio e policisë. Mua më ka faj shteti, ju dy jeni çërra më ka*a," tha BMT.

Stresi publikoi një foto të Benard Simonit, i njohur si BMT, ku shihej i gjakosur në fytyrë, duke shpërndarë edhe një mesazh për të gjithë. Sipas Arkimed Lushajt, ashtu do e pësojnë të gjithë që i ofendojnë familjen. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrethrrotullimin e Mamurrasit dhe BMT ka pësuar disa fraktura në kokë dhe krah, por nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Policia lidhur me ngjarjen e ndodhur.

bernard simoni stresi rreh bmt

Sondazh

Poll