Art&Argëtim

I dhunshëm ndaj partnerit? Kërkohet nga policia Ricky Martin, efektivët nuk e gjejnë në banesë

Paditësi pretendon se Martin nuk e ka pranuar ndarjen dhe është parë pranë shtëpisë së tij të paktën tre herë.

3 Korrik 2022, 07:24 Nga A.B
I dhunshëm ndaj partnerit? Kërkohet nga policia Ricky Martin,
Ricky Martin

PORTO RICO- Një gjykatës portorikan ka lëshuar një urdhër ndalimi kundër këngëtarit Ricky Martin. Urdhri u nënshkrua të premten e po atë ditë autoritetet vizituan lagjen e këngëtarit në qytetin bregdetar verior të Dorados.

"Deri më tani, policia nuk ka qenë në gjendje ta gjejë atë," tha z. Valencia, raporton Skynews

Publicisti i këngëtarit Livin' La Vida Loca nuk ka kthyer nmesazhet ndaj medias pwr t'iu pwrgjigjur lajmeve. 

Nuk dihet se kush e ka kërkuar urdhrin e ndalimit e nuk janë dhënë detaje të mëtejshme sepse urdhri është depozituar sipas ligjit të Puerto Rikos për dhunën në familje.

Gazeta El Vocero thotë se urdhri flet se Martin dhe pala tjetër ishin në një lidhje për shtatë muaj para se të ndaheshin dy muaj më parë. Raporti citon urdhrin të thotë se paditësi pretendon se Martin nuk e ka pranuar ndarjen dhe është parë pranë shtëpisë së kërkuesit tre herë.

"Kërkuesi ka frikë për sigurinë e tij,"- thuhet në artikull.

Personi që kërkoi urdhrin e ndalimit nuk kontaktoi policinë por shkoi direkt në gjykatë.

ricky martin porto rico

Sondazh

Poll