Aktualitet

Nuk justifikoi pasurinë/ KPA shkarkon nga detyra Gentian Osmanin, prokurorin që kërkoi arrestimin e Tahirit

31 Korrik 2019, 08:18 Nga DOSJA
Nuk justifikoi pasurinë/ KPA shkarkon nga detyra Gentian Osmanin,

TIRANË– Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin dhe njëkohësisht anëtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gentian Osmanin.

Sipas vendimit të KPA-së, prokuroi Osmani nuk justifikonte pasurinë e tij duke sjellë edhe shkarkimin e tij. 

Osmani u konfirmua nga Komisioneri Publik më 2 gusht të vitit të kaluar duke premtuar hetimin e shumë çështjeve të ndjeshme.

Por vetëm pak ditë më vonë u ankimua nga Komisioneri Publik dhe nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

Një javë më parë, ish-deputeti i PD Ervin Salianji ka dorëzuar në KPA një CD me përgjime, ku tregohet, sesi prokurori Gentian Osmani bën biseda inkriminuese me Alfred Alizotin.

Sipas Salianjit, prokurori Osmani ishte vënë në shërbim të kryeministrit Rama dhe ish-ministrit Fatmir Xhafaj në veprimtari inkriminuese.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gentian osmani shkarkohet gentian osmani gentian osmani shkarkohet gentian osmani

Sondazh

Poll