Aktualitet

Përfshihen nga flakët dy banesa në Korçë, njëra shkrumbohet plotësisht, vetëm dëme materiale

31 Korrik 2019, 05:18 Nga DOSJA
Përfshihen nga flakët dy banesa në Korçë, njëra

Korçë- Dy banesa janë përfshirë nga flakët në qytetin e Korçës mëngjesin e sotëm, në lagjen 12.  Nuk raportohet për të lënduar nga zjarr por dëme të shumta materiale.

Mësohet se njëra prej shtëpive është shkrumbuar plotësisht, por edhe banesa tjetër që ishte ngjitur ka pësuar dëme të shumta materiale. Në shtëpinë që u dogj plotësisht nuk ka pasur njerëz brenda, ndërsa banorët e banesës tjetër kanë arritur të dalin në kohë pa pësuar lëndime.

Për shuarjen e flakëve, në vendin e ngjarjes shkuan shumë forca zjarrfikëse. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe rrethanave që kanë shkaktuar atë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banesat shkrumbohen nga flakët në korçë zjarr në korçë banesat shkrumbohen nga flakët në korçë zjarr në korçë

Sondazh

Poll